Sokol Havolli zgjidhet zëvendësguvernator i Bankës Qendrore

Bordi i BQK-së zgjedh zëvendësguvernatorin

Bordi i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më 28 qershor 2018 ka miratuar emërimin e Sokol Havollit, zëvendësguvernator të Bankës Qendrore.

Bordi i Bankës Qendrore, gjithashtu është njoftuar me raportin tre mujor janar-mars 2018 të Auditimit të Brendshëm dhe raportin mujor të Guvernatorit/Bordit Ekzekutiv.

Havolli gjatë viteve 2005-2006 ka qenë anketues në Riinvest, pastaj ekonomist i lartë në BQK 2007-2013.

Havolli ka qenë po ashtu zëvendës Drejtor për Analiza Makroekonomike në Departamentin e Analizave Makroekonomike dhe Stabilitet Financiar në BQK 2013-2014.

Ai ka qenë ligjerues në UP-“Hasan Prishtina” gjatë vitit 2016-2017, ligjerues në Riinvest në vitin 2016, shef i Kabinetit dhe Këshilltar Politik-Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës  gjatë 2014-2017 dhe këshilltar në Kuvendin Komunal të Prishtinës  nga viti 2017-./21Media

Back to top button