Takime e mbledhje për krijimin e Qeverisë

Takime e mbledhje për krijimin e Qeverisë

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) do të mblidhet sot. Këtë e ka konfirmuar për portalin rtv21.tv, Arben Gashi nga LDK-ja.

Gjithashtu, ekipet e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, sot do të takohen për t’u dakorduar për programin qeverisës. Kështu ka paralajmëruar Vjosa Osmani e LDK-së, gjatë një konference për media, por nuk ka dhënë detaje për kohën dhe vendin e takimit. Megjithatë, ajo ka shtuar se vetëm Lëvizjen Vetëvendosje e shohin si partner që mund të qeverisin.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Kosovës u mbajtën më 6 tetor në 38 komuna në 895 qendra të votimit me 2545 vendvotime. Nga rezultatet preliminare të KQZ-së, VV ka fituar 25.49 për qind të votave, pasur nga LDK me 24.82 për qind të votave. Këto rezultate nuk përfshijnë votat me kusht, votat me postë edhe votat e personave me nevoja te veçanta./21Media