Sot mblidhet Kuvendi i Kosovës

 
 
Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot në orën 10:00.
Në rend të ditës janë 11 pika, një ndër to është debati parlamentar për zbatimin e Marrëvëshjes së Washingtonit.
Rendi i ditës:
1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
2. Pyetjet parlamentare,
3. Propozim-rezoluta për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë,
4. Debat parlamentar për zbatimin e Marrëveshjes së Uashingtonit,
5. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2020,
6. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2020,
7. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Akademisë të Drejtësisë për vitin 2020,
8. Emërimi i shtatë (7) anëtarëve të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore,
9. Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit funksional për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal për shkarkimin e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,
10. Shqyrtimi i kërkesës së Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë për ndryshimin e emërtimit të këtij komisioni,
11. Zgjedhja e drejtorit të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit./21Media

Back to top button