Sonte në emisionin Click në RTV21 u bisedua për zgjidhjet e mundshme për formimin e Qeverisë

Sonte në emisionin Click në RTV21 u bisedua për zgjidhjet e mundshme për formimin e Qeverisë

Politologu Nexhmedin Spahiu foli për një plan tjetër të mundshëm se si mund të krijohet koalicioni për formimin e Qeverisë nëse dështojnë bisedimet Vetëvendosje – LDK.

Sipas tij kjo do të mund të bëhej me bashkimin e LDK-së me AAK-në, Nismën dhe minoritetet, duke lënë PDK e Vetëvendosje në opozitë, por në momentin kur të vijë zgjedhja e Presidentit, PDK do të ofrojë votat e saj për rizgjedhjen e Hashim Thaçit, dhe sipas Spahiut për Qeverinë do të jetë me interes që të votojë Hashim Thaçin pasi mos votimi i tij do të krijonte dridhje të koalicionit dhe zgjedhje të reja.

Spahiu thekson se ky do të ishte një koalicion pa PDK-në edhe një vit, e pas një viti t’i bashkohet edhe PDK-ja./21Media