“Spidermeni francez” shënon ditëlindjen e 60-të me ngjitje në rrokaqiell

Alain Robert apo siç njihet tashmë edhe me emrin Spidermeni francez, për herë të parë u ngjit në ndërtesë të lartë në vitin 1977, dhe prej këtij viti, ai u ngjit në 150 ndërtesa të tjera rreth botës.
Robert ditë më parë u ngjit edhe në një ndërtesë. Fjala është për një rrokaqiell 48 katësh në Paris. Por ai këtë kësaj radhe e bëri me një qëllim të rëndësishëm, që të shënojë 60 vjetorin e lindjes së tij.
Roberts u ngjit atje i veshur me kostum të kuq.
Me këtë rast, me të ngjitur në rrokaqiell, Spidermeni francez barti një mesazh tek njerëzit. Ai u tha se njeriu edhe në moshën 60 vjeçare është në formë, se ai mund të merret me sport, pra të jetë aktiv.
Ai ka treguar se i kishte premtuar vetës se kur t’i mbushte 60 vjet, do të ngjitej sërish në atë rrokaqiell, sepse sipas tij, në këtë moshë në Francë pensionohen.
Spidermeni francez, tashmë është ngjitur në ndërtesat më të larta në botë, përfshirë këtu Burj Khalifan në Dubai.
Ai shpesh është ngjitur pa marrë leje, andaj edhe është arrestuar vazhdimisht.
Interesante po ashtu në këto ngjitje është se Roberts ngjitet pa mjete sigurie./21Media

Back to top button