“Ne do të bëjmë gjithçka që të mund të zgjidhim këtë çështje"

“Ne do të bëjmë gjithçka që të mund të zgjidhim këtë çështje”

NATO dhe Turqia nuk kanë arritur marrëveshje për sa i përket raketave antiajrore ruse, me të cilat është pajisur Ankaraja, duke irrituar në nivelin më të lartë Uashingtonin dhe duke brishtësuar aleancën ushtarake, theksoi sekretari i përgjithshëm i Aleancës Atlantike, Jens Stoltenberg.

“Deri tani nuk ka qenë e mundur arritja e një marrëveshjeje”, theksoi ai gjatë Forumit Ekonomik Botëror në Zvicër, në një panel ku mori pjesë edhe ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavushoglu.

“Ne do të bëjmë gjithçka që të mund të zgjidhim këtë çështje, në mënyrë të padiskutueshme shfaq probleme brenda aleancës”, shtoi ai.

Ministri turk mbështeti blerjen e këtyre pajisjeve ruse.

“A kemi ne nevojë për këtë sistem? Po, për shkak të kërcënimeve që na rrethojnë. A kemi mundur ne ta sigurojmë nga aleatët e NATO-s? Jo”, theksoi ai.

“Ne mendojmë se ato nuk përputhen me mekanizmat e NATO-s. Ky është një sistem mbrojtës dhe nuk përbën asnjë kërcënim për aleatët e NATO-s”, shtoi ai duke propozuar krijimin e një grupi pune për të zgjidhur problemin.

Blerja e sistemit të raketave S-400, konsideruar si një prej arritjeve të industrisë ushtarake ruse, është një çështje kryesore për mosmarrëveshjet mes Ankarasë dhe Uashingtonit