Stoltenberg në Shkup: Anëtarësimi në BE do t’i rritë mundësitë për të rinjtë, të gjitha partitë kanë përgjegjësi

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka mbajtur fjalim para deputetëve të Maqedonisë së Veriut, ku të pranishëm kanë qenë edhe presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski, kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe krerët e lartë fetarë, transmeton TV21.

Ai foli gjatë për dobitë e vendit nga anëtarësimi në Bashkimin Europian dhe potencoi se kjo do t’i rritë mundësitë për qytetarët e vendit, veçanërisht të rinjtë.

Përgjegjës për këtë i bëri të gjitha partitë politike.

“Anëtarësimi në BE do ta fuqizojë në mënyrë shtesë demokracinë tuaj, sundimin e të drejtës, të drejtësinë sociale, do ta rrisë mundësinë për të gjithë qytetarët, veçanërisht për të rinjtë. Të gjitha partitë politike kanë përgjegjësi të punojnë bashkë që të ecë shteti përpara. Për këtë ju inkurajoj që të jeni bashkë dhe vazhdimisht të punoni siç punuat për anëtarësimin në NATO, që të kompletoni rrugëtimin tuaj drejt zemrës së familjes europiane. Anëtarësimi në NATO e trasoi edhe rrugën tuaj drejt BE-së”, tha Stoltenberg.

Back to top button