Tabela e Superligës pas xhiros së parë

Dje dhe sot janë zhvilluar katër ndeshjet e xhiros së parë të Superligës së Kosovës për edicionin e ri garues 2022/23.
Rezultati më befasues ishte ai nga ballafaqimi i Dritës me Trepçën ’89, skuadër kjo e promovuar këtë edicion në elitën e futbollit vendor duke e ndalur me barazim 2-2 skuadrën gjilanase.
Rivali i Dritës, Gjilani mori një fitore të rëndësishme ndaj Ferizajt 3-2 me përmbysje të rezultatit, kurse Prishtina e mposhti Dukagjinin me rezultat 2-1.
Llapi mori tre pikët e para nga ballafaqimi me Drenicën të cilën e mposhti si mysafir me rezultat të ngushtë 1-0.
Mbetët për t’u zhvilluar edhe ndeshja ndërmjet Ballkani dhe Malishevës, e shtyrë për shkak të angazhimit të Ballkanit në Ligën e Konferencës.
Kjo është renditja tabelare:
Gjilani 3 pikë
Prishtina 3
Llapi 3
Drita 1
Trepça ’89 1
Ballkani 0
Malisheva 0
Ferizaj 0
Dukagjini 0
Drenica 0

Back to top button