Tani afër produkteve vendoset flamuri i shtetit të origjinës

“Lehtë është me e pa se cili prodhim është i shteteve fqinje e cili eshtë prodhim vendor”

Pas insistimeve të shumta të shefit të grupit parlamentar të PSD, Dardan Sejdiut në emër të PSD-ës dhe komisionit Parlamentar ka filluar të zbatohet amandamenti i Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorit, sipas së cilit çdo market detyrohet që pranë produktit të vendosë flamurin e shtetit të origjinës.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili në Facebook ka shkruar se tani është shumë e lehtë  të shihet se cili prodhim është i shteteve fqinje e cili eshtë prodhim vendor

“Pas shumë insistimeve të shefit të grupit parlamentar të PSD Dardan Sejdiu në emër të PSD dhe në emër të Komisionit Parlamentar, ka filluar zbatimi i amandamentit të Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorit ku çdo market detyrohet që pranë çdo produkti me e vendos flamurin e shtetit të origjinës. Tash e tutje qytetarët nuk kanë nevojë me i lexu e me i njoft barkodet. Lehtë është me e pa se cili prodhim është i shteteve fqinje e cili eshtë prodhim vendor”, ka shkruar Ahmeti në postimin e tij.

Këtij postimi Ahmeti, ia ka bashkangjitur edhe fotografi të disa produketve në markete që të vendosur i kanë flamujt e  origjinës.

 

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj nuk ka hequr dorë nga taksa 100% për qind ndaj produkteve të Serbisë as pas reagimit të SHBA-së për heqjen e saj, duke thënë se taksa do të qëndrojë deri në vitin 2022, kur përfundon mandati i tij si kryeministër. Dje Haradinaj ka pranuar se ka marrë një letër nga ambasadori i SHBA-së, Philip Kosnett për heqjen e taksës ndaj mallrave të Serbisë.

Kosova ka vendosur masën 100% ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës më 21 nëntor, ndërsa më 28 dhjetor të vitit 2018 kjo taksë ka hyr në fuqi edhe për brendet ndërkombëtare që importohen nga këto dy shtete. /21Media

Back to top button