Letrat fillimisht përdorët për nevojat e institucioneve korrektuese

Letrat fillimisht përdorët për nevojat e institucioneve korrektuese

Në Burgun e Sigurisë së Lartë në Kosovë ka filluar të prodhohet letër higjienike dhe letër e kuzhinës.

Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) njofton se kjo veprimtari po bëhet falë një donacioni që SHKK e ka pranuar nga UNOPS-i, makina për prodhimin e letrës higjienike dhe letrës së kuzhinës.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës përmes këtij projekti, përveçse synon rehabilitimin edhe risocializimin e personave të burgosur, synon në uljen e shpenzimeve ekonomike në letër higjienike për 50%, si dhe në rritjen e nivelit të higjienës dhe pastërtisë nëpër të gjitha institucionet korrektuese.”, thuhet në njoftimin e SHKK-së.

Po ashtu bëhet e ditur se produktet e prodhuara nga të burgosurit e BSL-së, do të përdoren për nevojat e të gjitha institucioneve korrektuese, e në të ardhmen të plasohen edhe në tregun vendor./21Media