Tërmet me gjashtë ballë Rihteri

Sot një tërmet me gjashtë ballë të Rihterit ka goditur verilindjen e Iranit

Një tërmet me magnitudë gjashtë ballë të shkallës Rihter goditi sot verilindjen e Iranit, pranë qytetit të shenjtë të Machhadit, në jug të Iranit, njoftuan mediat.

Epiqendra e tërmetit ndodhet jo shumë larg lokalitetit të Sepidsang, që ndodhet rreth 80 kilometra në juglindje të Machhadit, në një thellësi prej 10 kilometrash. Ai ndodhi në orën 06:09 GMT.

“Tërmeti u ndje në Machhad, qyteti i dytë i vendit. Ishte e tmerrshme. Kishte një zhurmë të madhe. Gjithçka lëkundej”, deklaroi një banore.

Ekipet e shpëtimit janë në gadishmëri, por për momentin nuk ka informacione për viktima të mundshme apo dëme të shkaktuara.

Back to top button