Vetura Tesla Model 3 në autopilot është aksidentuar me veturën e policisë

Vetura Tesla Model 3 në autopilot është aksidentuar me veturën e policisë

Modeli 3 i veturës Tesla ka dështuar në autopilot, si pasojë është përplasur me dy vetura të cilat ishin të ndalura në momentin kur u goditën nga vetura Tesla. Njëra ishte veturë e policisë dhe tjetra veturë civile. Ngjarja ka ndodhur në mëngjesin e së shtunës në Norwalk, Connecticut, ku sipas vozitësit të veturës Tesla ai e kishte vënë në funksion autopilotin derisa po kontrollonte qenin e tij në ulësen e prapme

Vetura Tesla çmimi i së ciles fillon nga 42.000£ në Britani të Madhe deri në 36,000$ në SHBA pasi goditi të parën veturën e policisë, vazhdoi tutje duke goditur edhe veturën e dytë.

Policia njofton se nuk kishte të lënduar nga ky aksident./21Media