Thaçi kujton të rënët në Likoshan dhe Çirez

22 vjet nga beteja e UÇK-së në Likoshan dhe Çirez

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, kujtoi betejën e UÇK-së në Likoshan dhe Çirez të Drenicës duke thënë se prej aty policia dhe ushtria serbe filluan fushatën e akteve masive të vrasjeve, masakrave, gjenocidit, djegies dhe spastrimit etnik për dy vite me radhë.

Kreu i shtetit tha se sot kujtojmë me respekt të gjithë martirët dhe të rënët në Likoshan dhe Çirez.

“Më 28 shkurt 1998, në Likoshan dhe Çirez të Drenicës, policia serbe në mënyrën më barbare vrau gra, pleq, burra dhe të rinj të paarmatosur, në oborret dhe shtëpitë e tyre, në shenjë hakmarrjeje pas përleshjes me një njësit të UÇK-së te Lisi Gjashtënjak. Viktimat e pafajshme përpos që u vranë, ato edhe u masakruan. Me këtë akt policia dhe ushtria serbe filluan fushatën e akteve masive të vrasjeve, masakrave, gjenocidit, djegies dhe spastrimit etnik për dy vite me radhë (1998 – 1999). Sot kujtojmë me respekt gjithà « martirët dhe të rënët në Likoshan dhe Çirez”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Back to top button