Thaçi: Kurti nuk ishte i gatshëm të ofrojë propozimin e të nominuarit

Thaçi i jep Kurtit 48 orë afat

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, është deklaruar pas takimit me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, shkruan rtv21.tv

Thaçi tha se Kurti sot nuk ishte i gatshëm të ofrojë propozimin e të nominuarit nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Kam vendosur që t’i ofroj z. Kurti kohë shtesë edhe 48 orët e ardhshme për nominimin e kandidatit/kandidates për kryeministër të ardhshëm të Qeverisë së Republikës së Kosovës, para se të marr veprimet e radhës kushtetuese dhe ligjore”, bëri të ditur Thaçi.

Takimi mes Thaçit dhe Kurtit ka zgjatur rreth dhjetë minuta. Pas takimit është deklaruar edhe Kurti i cili tha se ky takim ishte pa efekte juridike./21Media

Back to top button