Therje me thikë në Prizren
Arrestohet i dyshuari
Një burrë ka marrë lëndime trupore në Prizren pasi është therë me thikë nga një burrë tjetër.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur në Prizren dje rreth orës 20:35.
“Viktima është dërguar për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve gjendja e tij është stabile”, bëhet e ditur në raportin e policisë.
I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje./21Media