Tre të arrestuar për fshehje të të ardhurave dhe aksidente

Arrestime në Durrës

Policia e Durrësit ka arrestuar të dyshuarin A.H.,42 vjeç banues në Gosë të Kavajës, që ishte i shpallur në kërkim për “Fshehjen e të ardhurave”.

Gjykata e Shkallës së Parë Durrës këtë shtetas e ka dënuar me 4 muaj burg për këtë vepër penale.

Policia arrestoi në flagrancë dhe dy shoferë makinash. I pari, M.A.,22 vjeç, banues në Durrës, u vu në pranga pasi ka aksidentuar një të mitur.

“Ky shtetas më datë 03.01.2020, në Arapaj, ka aksidentuar shtetasin E.S.,10 vjeç,banues në Arapaj, Durrës, i cili pasi mori mjekim në Spitalin e Durrësit,u largua për në banesë” njoftoi Policia.

Ndërsa  N.K.,46 vjeç, banues në Xhafzotaj u arrestua sepse në aksin rrugor Katër Rrugët e Fllakës-Sukth, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip Benz, është përplasur me mjetin e parkuar tip Benz, ku ka pasur vetëm dëme materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme./oranews

Back to top button