Turqia dyfishon tarifat ndaj importeve amerikane

Turqia i “hakmerret” SHBA-së

Turqia ka dyfishuar tarifat ndaj disa produkteve të importit me origjinë amerikane, siç janë automjetet dhe alkooli, në atë që zëvendëspresidenti turk, Fuat Oktaj e ka cilësuar si përgjigje ndaj sulmeve të Shteteve të Bashkuara mbi ekonominë turke.
Ky hap, sipas Reutersit vjen pas rritjes së tensioneve në mes të dy aleatëve të NATO-s, si pasojë e burgosjes së një pastori amerikan në Turqi dhe çështjeve të tjera diplomatike, të cilat kanë shkaktuar rënien e valutës turke në nivele rekord kundrejt dollarit amerikan.

Të premten e kaluar, presidenti amerikan Donald Trump njoftoi për rritje të tarifave ndaj importeve të çelikut dhe aluminit që vijnë nga Turqia. Në një dekret të publikuar në gazetën zyrtare të Turqisë dhe të nënshkruar nga presidenti Erdogan, thuhet se tarifat për veturat e pasagjerëve janë rritur 120 për qind, për pijet alkoolike 140 për qind dhe për duhanin 60 për qind.

Tarifat janë dyfishuar edhe ndaj produkteve kozmetike, orizit dhe mallrave të tjera./21Media

Back to top button