U arrestua një 33 vjeçar për ‘shmangie nga tatimi’

Dyshohet se A.M dëmtuar në këtë mënyrë buxhetin e Kosovës prej 744,321.91 euro

Një personi me inicialet A.M (1986) sot i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve, shkaku i dyshimit të kryerjes së veprës penale “shmangie nga tatimi”.

Siç bëhet e ditur, vepra penale është kryer në periudhën 2015-2016 dhe i dyshuari ka dëmtuar buxhetin e shtetit prej 744,321.91 euro.

“Pas analizimit të informatave nga hetuesit e DHKEK-së, janë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore dhe në bashkëpunim me zyrtarët e ATK-së është vërtetuar se i dyshuari i lartcekur ka kryer veprën penale në periudhën kohore 2015-2016, duke dëmtuar në këtë mënyrë buxhetin e Kosovës prej 744,321.91 euro.”, bëri të ditur zyra për informim dhe marrëdhënie me publikun e PK-së./21Media

Back to top button