Vazhdojnë bisedimet për ribashkimin e Qipros

Vendi është ndarë 40 vjet më parë

Lideri i qipriotëve grekë, Nicos Anastasiades, dhe ai i qipriotëve turqë Mustafa Akinçi si dhe zyrtarë të Kombeve të Bashkuara kanë mbërritur sot në qytetin Krans Montana të Zvicrës për bisedimet e ribashkimit të Qipros, që kanë hyrë në ditën e tretë, shkruan rtv21.tv

Udhëheqësit e qipriotëve grekë dhe turq nisën bisedimet me synimin e ribashkimit të ishullit pas 40 vjet ndarjeje. Çdo marrëveshje e mundshme do të vendosej në referendum në dy komunitetet qipriote njëkohësisht, më vonë gjatë vitit.

Qiproja është ndarë në kuadër të një pushtimit turk në vitin 1974, vendim ky i nxitur nga një grusht shtet i frymëzuar grek. Turqia mbështet një shtet të ndarë të qipriotëve turq në Qiponë Veriore./21Media

Back to top button