Vdekje e dyshimtë në Prizren

Viktima u dërgua në emergjencë pa shenja jete

Një vdekje e dyshimtë ndodhi dje në fshatin Lubiçevë të Prizrenit. Siç njoftoi sot policia, vdekjen e konstatoi ekipi mjekësor.

“Është raportuar se në emergjencën e spitalit rajonal në Prizren nga familjarët është sjellë pa shenja jete viktima mashkull K-Shqiptar.”, njoftoi policia.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion./21Media

Back to top button