Vidhet filtri që shërben për pastrimin e mbeturinave në një lum në Rahovec

Është vjedhur filtri i cili shërben për pastrimin e mbeturinave në lum në një fshat, të enjten në Rahovec.

Policia ka bërë të ditur se një burrë ka deklaruar që dje rreth orës 10:00 nga banorët e fshatit është njoftuar se në lumin e fshatit mungon filtri, i cili sipas ankuesit ka një vlerë të konsiderueshme.

Policia rastin e ka cilësuar “Vjedhje”, dhe është duke u hetuar.

Back to top button