Vendet e preferuara për migrantët

Suedia vendi i preferuar i migrantëve

Vendi më i mirë për migrantë është Suedia, Gjermania renditet e pesta, ndërsa SHBA në të shtatin, tregon hulumtimi “Vendet më të mira për migrantët”.

Suedia, Norvegjia, Finlanda dhe Danimarka mbajnë katër nga dhjetë vendet e para për migrantët, duke iu falënderuar perceptimit të mjaftueshëm global të ekonomive të tyre dhe të të hyrave.

Në grupin prej dhjetë vendeve më të mira për migrantë janë edhe Kanadaja, Zvicra, Australia, Gjermania, SHBA dhe Holanda.

Në listën prej 80 vendesh janë Kroacia në vendin 48, Bullgaria 40, Rumania 34, Sllovenia 29, thuhet në raportin e kompanisë mediatike amerikane US News & World Report.

Vendet më së paku tërheqëse për migrantë janë Kenia, Guatemala dhe Tunizia.

Numri i migrantëve në botë sipas Bankës Botërore vlerësohet të jetë në pothuajse 250 milionë ose tre në çdo 100 banorë.

Migrantët u kanë dërguar familjeve të tyre në vitin 2015 hiq më pak se 582 miliardë dollarë.

Në vitin 2015, Gjermania ka pasur numrin më të madh të migrimit – në vend kanë arritur 2,14 milionë njerëz përfshirë 890.000 azil-kërkues, si dhe mbi 910.000 banorë të BE-së.

Back to top button