Viets ka thënë çdo ndryshim duhet të bëhet në përputhje me Kushtetuten

Viets ka thënë çdo ndryshim duhet të bëhet në përputhje me Kushtetuten

Ambasadorja e Republikës Federale të Gjermanisë, Angelika Viets, ka thënë se debati për ratifikimin e Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi është polarizuar së tepërmi. Poashtu Viets ka deklaruar se definimi i mandatit dhe strukturës së FSK-së është vendim sovran i Republikës së Kosovës,  Këto deklarata ajo i ka bërë në një  intervistë për  Televizionin Publik të Kosovës

Sipas saj, çdo ndryshim për transformimin FSK-së në ushtri, do të duhej të bëhej në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe nëpërmjet një procesi transparent politik, në të cilin do të përfshiheshin të gjitha palët.

Kurse sa i përket zgjedhjeve të reja, Viets ka thënë se koalicioni qeverisës e ka një shumicë stabile dhe me një konsensus të gjerë mund, apo do të mund të kryente detyrat e mëdha, të cilat Kosova duhet t’i kryej. Ajo ka deklaruar se Gjermania është zotuar për ta mbështetur Kosovën me rreth 46 milionë euro për vitet 2016 dhe 2017 në zhvillimin e gjithanshëm të vendit./21Media