Përmbytje e rrëshqitje dheu në shumë pjesë

Përmbytje e rrëshqitje dheu në shumë pjesë

Shiu i furishëm ka goditur shumë pjesë të Britanisë së Madhe duke vështirësuar lëvizjen e njerëzve, e duke shkaktuar dëme materiale.

Ndërkohë, pamjet tregojnë autostrada, metro dhe rrugë të mbytura. Në 36 orët e fundit, intensiteti i reshjeve është shtuar ndjeshëm në rreth 5%, duke krijuar kaos në qarkullimin e mjeteve.

Ndërsa, një rrëshqitje tokë afër Guildford shkaktoi çarje të madhe në autostradën M23, e cila u mbyll në të dy drejtimet afër Crawley dhe në West Sussex, përcjell portali rtv21.tv

Vërshimet po ndodhin ditë para Krishtlindjeve, që është një nga periudhat ku në Britaninë e Madhe bëhet lëvizja më e madhe me të gjitha llojet e transportimit.

Rrëshqitje të dheut pati në shumë pjesë, duke shkaktuar që një numër rrugësh të jenë të pakaluara.

Të premtën u raportua se rreth 17 milionë vozitës kanë udhëtuar nëpër rrugët e Britanisë së Madhe.

Këto reshje të shumta shiu parashikohet se do të vazhdojnë edhe gjatë të dielës, por që situate mund të përmirësohet për festën e Krishtlindjeve./21Media