Veseli: Fillimi i Ri, mundësi punësimi!

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, është pritur të mërkurën nga qindra studentë në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë

Veseli para studentëve  tha se fuqizimi i rinisë dhe gruas është koncepti bazë i Fillimit të Ri dhe se për t‘u bërë kjo, ai tha se duhet të ecët më shpejt me reforma të thella dhe me vendim-marrje të guximshme.

“Kosova duhet të ec shumë shpejt përpara dhe koncepti i fillimit të ri kini parasysh cili është, fuqizimi në mënyrë të veçantë i rinisë dhe gruas për këtë evazion. Fuqizimi i rinisë na inicion përpara reformat ekonomike, ne duam që vendin tonë fuqishëm dhe shpejt me vizion i cili është shumë I qartë me parametrat të cilat janë shumë matës në vendimmarrjen e cila është shumë e guximshme e cila do ta transformojë Kosovën tonë, Kosovë e cila sot është konsumuese në një Kosovë e cila është prodhuese”, tha Veseli.

Më tutje Veseli ka shtuar se koncepti i Fillimit të Ri është të krijojë vende tjera pune për rininë e Kosovës.

“Fillimi i Ri nuk është një koncept i cili iu gjen vetëm vende pune. Rinia duhet të krijojë rinia inovativ, rinia e përgjithshme atë të cilën e njohë unë duhet të krijojë vende tjera të punës. Kjo është ajo e cila do të fokusohemi në konceptin e Fillimit të Rri. Mendoni qysh nga tani, përfitoni nga përvoja, të cilat i keni në aspektin studimor mundohuni t’i zhvilloni idetë tuaja ”, tha Veseli.

Partia Demokratike e Kosovës ka hyrë në koalicion me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismën për zgjedhjet që do të mbahen me 11 qershor.

Back to top button