Veseli fton sërish krerët institucional dhe opozitën për t’u koordinuar për dialogun

Takimi do të mbahet të hënën më 14 janar në ora 11:00, në Kuvendin e Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli ka ftuar sërish në një takim të përbashkët presidentin, kryeministrin, ekipin negociator, si dhe përfaqësuesit e grupeve parlamentare nga partitë opozitare ende të papërfaqësuara në ekipin negociator, LDK dhe VV, për t’u koordinuar për dialogun.

Ky takim i kryeparlamentarit Veseli ishte paralajmëruar nga takimi i parë koordinues që e ka ftuar me ekipin negociator në fund të muajit dhjetor.

Veseli kishte thënë para dhe pas çdo takimi të palës kosovare në Bruksel se do t’i ftojë të gjithë akterët politik nga pozita dhe opozita për t’u koordinuar për fazën finale të dialogut.

Back to top button