Veseli: Nga sfida e Gjykatës Speciale do të dalim faqebardhë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli pas nisjes për në Hagë të Sami Lushtakut dhe Rrustem Mustafës, ka deklaruar se është vetëm një e vërtetë për luftën e UÇK-së

“Ka veç një të vërtetë për luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Luftë  e drejtë në qëllim dhe veprime. Prandaj, nga sfida e Gjykatës Speciale do të dalim faqebardhë”, ka shkruar Veseli në rrjetin social facebook.

Veseli mes tjerash ka thënë se kjo luftë e shenjtë do të mbrohet nga Samiu e Remi, epo ashtu nga cilido pjesëtar i UÇK-së që do të kërkohet.

Back to top button