"Aleati kryesor i ynë në shtet-ndërtim janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës"

“Aleati kryesor i ynë në shtet-ndërtim janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës”

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka konfirmuar se nesër do të ketë udhëtim zyrtar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas Veselit, çdo vizitë nga personalitetet e shtetit është pozitive.

“Do të shkoj në vizitë zyrtare në SHBA. Çdo vizitë e çdo personaliteti  në SHBA është pozitive. Aleati kryesor i ynë  në shtet-ndërtim janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, fuqizimin e shtetit dhe në rrugëtimin tonë euroatlantik, aty janë edhe SHBA-të. Kam takime  në Uashington, në Nju Jork, do të kem takime edhe në shtetin e Ajovës, një shtet me të cilin i kemi raportet reciproke shumë pozitive në shumë lëmi”, ka thënë ai pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, duke mos dhënë më shumë detaje rreth takimeve dhe temave për të cilat do të bisedohet.