Vjedhje e rëndë në Prishtinë

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur dje pak pas mesnatës në Prishtinë.
Një burrë ka raportuar se disa persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur stoli ari, argjendi, para të gatshme dhe dy llaptopë.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se të dyshuar të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij me ç’rast kanë vjedhur stoli ari, argjendi, para të gatshme dhe dy llaptop”, thuhet në raportin ditor të Policisë së Kosovës.
Policia tutje ka bërë të ditur se rasti është nën hetime./21Media

Back to top button