Kosovarët festojnë me armë, Policia në derë

Të shtënat me armë zjarri në ahengjet familjare po vazhdojnë, vetëm gjatë 24 orëve të kaluara Policia e Kosovës ka raportuar dy raste të tilla.
Rasti i parë është raportuar në fshatin Llaushë të Podujevës, ku mbrëmë rrëth orës 22:00 Policia ka dalur në vendin e ngjarjes dhe ka konfiskuar një armë Ekol 9mm dhe një karikator të zbrazët.
I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.
Rasti tjetër është raportuar një orë më vonë në fshatin Begaj të Vushtrrisë, ku edhe është arrestuar një person i dyshuar.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në një aheng familjar ka shtënë me armë zjarri. Nga i dyshuari është konfiskuar arma pistoletë Zoraki me një karikator dhe tre gëzhoja”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Me vendim të prokurorit i dyshuari më pas është liruar në procedurë të rregullt./21Media

Back to top button