VV-LDK: Koalicioni – “ngreh e mos këput”!

Kërkohet përshpejtim i arritjes së marrëveshjes

Vetëvendosje dhe LDK-ja vazhdojnë t’i kenë raportet e ngrira sa i përket arritjes së marrëveshjes së koalicionit. Pas kërkesës së LDK-së që posti i presidentit t’i takoj kësaj partie, takime midis liderëve nuk ka pasur dhe ende nuk është caktuar një datë se kur pritet të takohen. Zyrtarët e të dyja partive janë optimist se marrëveshja midis VV-së dhe LDK-së do të arrihet dhe se krijimi i institucioneve do të bëhet në janar. Por, njohësit e kushtetutës bëjnë thirrje që VV-ja dhe LDK-ja t’i përshpejtojnë takimet për arritje të koalicionit për shkak të afateve kushtetuese që kanë.(Teksti- Burim Zariqi-kamera-Kushtrim Rrmoku e Berat Bahtiri)/21Media

 

 

Back to top button