VV: PDK zaptoi Trepçën përmes bordit të ri
VV i kërkon Kuvendit të marrë masa për largimin e personave të tillë
Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas vendimit të bordit të Trepçës për zgjedhjen e Kryeshefit ekzekutiv të Trepçës, Basri Ibrahimit si dhe Sekretarit korporativ, Afrim Haxhiut.
Sipas Vetëvendosjes, ky bord që sipas tyre është jo profesional dhe i kapur, dje ka bërë edhe një akt për zaptimin e Trepçës.
Gjithashtu, Vetëvendosje ka bërë të ditur së do t’i kërkojnë Kuvendit të Kosovës të marrë masa për largimin e personave të tillë si dhe do të përkrahin sindikatën dhe punëtorët e Trepçës, që të mos iu nënshtrohen atyre.
Këtë Vetëvendosje e kanë bërë të ditur përmes një reagimi të publikuar në rrjetin social, Facebook./21Media