Walkeri kërkon formimin e qeverisë

Walker takon Thaçin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur ish-shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin William Walker, i cili edhe një herë ka kërkuar që sa më shpejt të formohet Qeveria e re e Kosovës.

“Ju jeni në një situatë interesante politik tash, dua të mësoj se në çfarë situate jemi, kush po fiton kush po humb. Mendoj që Kosovës i nevojitet një qeveri, keni humbur disa ditë dhe besoj që nuk do të marrë më shumë kohë për t’u formuar qeveria”, ka thënë ai.

Pas takimit Thaçi edhe një herë ka falënderuar ambasadorit Walker për gjithçka që po bën për Kosovën.

“Edhe një herë faleminderit shumë ambasadorit Walker për gjithçka që po bën për Kosovën. Nganjëherë është edhe kritik ndaj neve që jemi në politikë, por gjithmonë këto kritika kanë qenë të mirëseardhura për t’u përmirësuar edhe unë madje personalisht që edhe kur na ka kritikuar e kemi dashur, e kemi respektuar punën dhe angazhimin e Walker, sepse dëshiron që ta sheh Kosovën sa më shpejt përpara dhe të jetë e konsoliduar”, tha Thaçi.

Ish-shefi i misionit të OSBE-së tha se është krenar për Kosovën e sotme./21Media

Back to top button