Zogaj: Ka një shpjegim pse ka më shumë votues se sa banorë

Demokracia në Veprim dhe KDI është duke e monitoruar procesin zgjedhor

Në intervistën e realizuar me përfaqësuesin e organizatës “Fol” Petrit Zogaj u fol edhe për mbarvajtjen e zgjedhjeve parlamentare që po mbahen sot. Zogaj për RTV21 tha se pak më herët kishte kontaktuar me kolegët dhe sipas tij ishin duke u mbledhur të dhënat.

“Ne nuk mund të marrim të dhëna nga një numër i vogël i monitoruesëve, por më vonë do të dalim me një konferencë“, tha Zogaj.

Gjithashtu, Petrit Zogaj tha se edhe në pjesën veriore të Mitrovicës ka vëzhgues dhe tha se nuk kanë kurrëfarë problemi lidhur me shtrirjen e monitoruesëve në atë pjesë, shkruan rtv21.tv.

Mirëpo, lidhur me listat që nuk janë pastruar, dhe për numërin e madh të votuesëve, ai tha se mund të kemi probleme me listat edhe pse KQZ ka njoftuar se një pjesë e listave është pastruar.
Për çështjen se a ka më shumë votues se sa banorë në Kosovë Zogaj tha se e gjithë kjo ka një shpjegim logjik, duke thënë se ka të bëjë me diasporën, njërëzit që janë në lëvizje dhe mos pastrimi i listave.

Numri i qytetarëve me të drejt vote është 1 milion e 872 mijë e 941 votues./21Media

Back to top button