Fillon me kohë votimi në Istog

Procesi zgjedhor në Komunën e Istogut ka filluar me kohë

Gazetari i RTV21, nga terreni njofton se vendvotimet në Komunen e Istogut janë hapur në kohë

Sipas Ibrahim Bytyqi, menaxher i qendrës më të madhe të votimit në Istog (0601c) kjo qendër e votimit ka 8352 votues, ndërsa në 63 vendvotimet në këtë komunë, të drejtë vote kanë 48374 votues.

Deri me tani nuk ka ndonjë fluks të madh të votuesve.

Procesi i votimeve po mbikëqyret prej përfaqësuesve të KQZ-së, organizatave vendore dhe ndërkombëtare. Mbi 1 milion e 872 mijë qytetarë me të drejtë vote do të vendosin se kush do ta qeverisë Kosovën në mandatin e ardhshëm. Me votën e tyre, qytetarët do ta caktojnë përbërjen e ardhshme të Kuvendit, i cili ka 120 ulëse.

Në garë për të siguruar vende në Kuvend janë 5 koalicione, 19 parti politike dhe 2 iniciativa qytetare.

Votimi për zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit në Kosovë ka filluar në orën 7:00 të mëngjesit deri në orën 19:00./21Media

 

Back to top button