Zogjtë “terroristë” shkundin aeroplanin

Mjeti arriti të kthehej mbrapsht e të ulej në Brisbejn një orë më vonë

Pasagjerët e një avioni të nisur nga Australia drejt Kuala Lumpurit kanë përjetuar momente paniku në bord, shkak i të cilave nuk është bërë një sulm terrorist, por mësymja e disa zogjve.

Përplasja e shpendëve ka bërë që avioni të dridhej duke tmerruar personat që udhëtonin në të.

Telashet e fluturimit “D7 207” të “AirAsia X”, i cili transportonte 359 vetë, nisën pak pas ngritjes në ajër nga Bregu i Artë.

Pasagjerët thonë se nisën të dëgjonin zhurma të forta e panë shkëndija të dilnin nga njëri prej motorëve. Fatmirësisht, mjeti arriti të kthehej mbrapsht e të ulej në Brisbejn një orë më vonë. Reagimi i shpejtë i pilotit dhe pjesëtarëve të tjerë të ekuipazhit është lavdëruar nga drejtuesit e linjës ajrore.

Javën që shkoi, një tjetër avion i “AirAsia X” u shtrëngua të kthehej mbrapsht në Perth pas një problemi në motor, që e kishte bërë mjetin fluturues të shkundej dhunshëm si “të ishte një lavatriçe”.

Back to top button