"Personat e apostrofuar do të marrin ndëshkimin e merituar''

Loading...

“Personat e apostrofuar do të marrin ndëshkimin e merituar”

Pas rastit te abuzimit seksual me të miturën nga Drenasi, fillimisht nga mësimdhënësi pastaj edhe nga polici hetues, komisioni parlamentar për të drejtat e njeriut i Kuvendit të Kosovës ka ftuar në raportim kryesuesin e Këshillit Prokurorial, Bahri Hysenin dhe kryesuesin e Këshillit Gjyqësor, Nehat Idrizin.

Kryesuesit e dy këshilleve u zotuan se personat e apostrofuar do të marrin ndëshkimin e merituar nëse vërtetohet se ata kanë ra ndesh me ligjin./21Media