Zvicra e interesuar për të investuar në Kosovë

Mehmeti ka njoftuar se sistemi financiar i Kosovës po vazhdon të rrisë aktivitetin e tij

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovë, Fehmi Mehmeti ka pritur në takim kryetarin e Odës Ekonomike Zvicerano-Kosovare, Stefan Savkany, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet e fundit në sistemin financiar të Kosovës dhe rolin e tij në mbështetje të zhvillimit dhe rritjes ekonomike të vendit.

“Me këtë rast, Guvernatori Mehmeti ka njoftuar të pranishmit se sistemi financiar i Kosovës po vazhdon të rrisë aktivitetin e tij dhe në të njëjtën kohë të ruajë shkallën e lartë të qëndrueshmërisë, duke shërbyer kështu si një promotor i rëndësishëm i zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik në vend”, bëhet e ditur në komunikatën e BQK-së.

Ndërsa, nga ana tjetër, kryetari i Odës Ekonomike Zvicerano-Kosovare ka shprehur interesim për rritjen e investimeve të Zvicrës në Kosovë./21Media

Back to top button