​Operohet infermieri që u plagos më thikë

 

 

Infermieri që u therë me thikë gjatë ditës së shtunë në QKUK, është operuar me sukses. Lajmin e ka bërë të ditur Sindikata e infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë, përmes një komunikate për media.

Sapo ka dal nga salla e operacionit kolegu ynë F.B. i cili sot u plagos me thikë në vendin e tij të punës, në Klinikën e Urologjisë. Operacioni u krye me sukses falë ndërhyrjes profesionale dhe të shpejtë të ekipës nga QKUK. Gjendja e kolegut tonë tani është stabile. Falenderojmë ekipën mjekë dhe infermier që morën pjesë në ndërhyrjen kirurgjike. Në emër të kryesisë i urojmë shërim të shpejtë, poashtu urojmë që raste të tilla të mos ndodhin më kurrë”, thuhet në komunikatë.

Back to top button