Haxhiu: Vija e kuqe e LDK-së u hoq kur rrëzuan qeverinë Kurti

 

Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu,  ka reaguar pas deklarimit të Isa Musatafaës se kjo parti ka hequr vijat e kuqe ndaj Partisë Demokratike të Kosovës, për shkak të vështirësive për të bërë zgjidhje.

Sipas Haxhiut, LDK-ja ka hequr vijat e kuqe ndaj PDK-së si përpjekje për t’iu ikur zgjedhjeve. Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu ka thënë se deklarimi i Isa Mustafës “është vetëm titulli i një vepre që kishte nisur më herët”.

“Ajo që tha sot Isa Mustafa është vetëm titulli i një vepre që kishte nisur më herët. Nëse qytetarët kanë vendosur saktësisht ndryshe nga ajo çka paska vendosur LDK, atëherë kjo e fundit përfundimisht i ka vënë vijë të kuqe vullnetit qytetarë. Sigurisht, vijat e kuqe gjithnjë janë hequr në emër të “interesave madhore. Këto janë orvatjet për t’i ikur zgjedhjeve në mënyrë që kjo nomenklaturë të mbijetojë edhe ndonjë ditë”, ka shkruar ndër të tjera Haxhiu në Facebook./21Media

Vullneti i shprehur me 6 tetor të vitit të kaluar ishte vijë e qartë e kuqe me politikën e vjetër. Nga poli i PDK-së,…

Posted by Albulena Haxhiu on Saturday, September 26, 2020

 

Back to top button