​115 milionë euro në arkat e Interit, Lukaku është i Chelseat

 
Mediat italiane janë duke raportuar njëzëri se Chelsea ka mbyllur marrëveshjen me Interin për kthimin e Romelu Lukakut në “Stamford Bridge” për 115 milionë euro.
Lukaku duket se do të kthehet te “Blutë”, të cilët thuhet se kanë mbyllur një marrëveshje me “Nerazzurrët” për sulmuesin belg.
Dy reporterët e “SportItalia” Alfredo Pedulla dhe Gianluigi Longari raportojnë se Chelsea ka arritur një marrëveshje me Interin për 115 milionë euro dhe asnjë lojtar nuk është i përfshirë në transferim.
Raporti pretendon se të gjitha dokumentet do të dorëzohen sonte dhe pastaj Lukaku do të lirohet të kthehet në Londër.
28-vjeçari luajti 15 herë në total për ekipin e parë të Chelseat dhe nuk shënoi në asnjë ndeshje për ekipin londinez.
Por ai shkëlqeu gjatë kohës së tij me Antonio Conten në “Giuzeppe Meazza” duke kontribuar me 64 gola në 95 ndeshje.

Back to top button