​16 nxënës nënshkruan kontrata për punë praktike me pagesë

Sot, 16 nxënës të Qendrës së Kompetencës në Skenderaj, kanë nënshkruar kontrata me kompaninë R&Rukolli, për punë praktike me pagesë dhe fillim të aplikimit të sistemit dual në shkollat profesionale.
Arbërie Nagavci, ministre e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, ka thënë se është e kënaqur që po fillon zbatimi në praktik i sistemit dual.
“Ndonëse kjo është një sfidë e re dhe parakusht që të jetë e suksesshme në mënyrë që ne të fillojmë nga viti shkollor 2022-2023 fillimin e implementimit dual sipas sistemeve gjermano-folëse në disa profile që ka qenë një nga premtimet tona e që besoj që do të arrijmë ta implementojmë në sa paku katër programe gjatë vitit të ardhshëm shkollor”, ka thënë Nagavci.
Ndërsa, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka thënë se përkrah këto iniciativa sepse industria kosovare po vuan për fuqi punëtore të kualifikuar.
Tutje, ajo ka thënë se aktualisht po punojnë në Ligjin për Ristrukturim të Odës Ekonomike të Kosovë, përmes të cilit do të certifikohen bizneset për trajnime për nxënësit kosovarë.
Ndryshe, MASHTI ka ndarë nga buxheti 3.5 milionë euro për sigurinë e nxënësve gjatë punës praktike./21Media

Back to top button