27 gra lindën binjakë gjatë marsit në QKUK

805 lindje janë kryer gjatë marsit në Klinikën e Obstetrike Gjinekologjike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Nga 805 lindje, 409 foshnje janë lindur meshkuj, ndërsa 369 femra.
Këto të dhëna për rtv21.tv sot i ka bërë të ditura drejtori i Klinikës Obstetrike Gjinekologjike, Jakup Ismajli, i cili ka informuar se gjatë marsit 27 gra kanë lindur binjakë.
Ismajli ka informuar se gjatë muajit që kemi lënë pas kanë lindur 751 shtatzëna.
Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2021, sivjet në Klinikën e Gjinekologjisë janë kryer 213 lindje më shumë.
Kujtojmë që, gjatë vitit 2021, prej janarit deri në fund të nëntorit, në QKUK janë lindur 8 mijë e 44 foshnje./21Media

Back to top button