Zelensky zotohet të sjellë ushtrinë ruse para drejtësisë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka premtuar se do të ndjekë me zell akuzat për krime lufte kundër forcave ruse në rajonet e pushtuara të vendit.

Duke folur gjatë fjalimit të tij të natës drejtuar popullit ukrainas, Zelensky tha se hetuesit do të bëjnë të pamundurën për të identifikuar autorët e mizorive të supozuara.

“Ne tashmë po bëjmë gjithçka që është e mundur për të identifikuar sa më shpejt të gjithë ushtrinë ruse të përfshirë në këto krime. Kjo do të jetë një punë e përbashkët e shtetit tonë me Bashkimin Evropian dhe institucionet ndërkombëtare, në veçanti me Gjykatën Penale Ndërkombëtare.“Të gjitha krimet e pushtuesve janë të dokumentuara. Është siguruar baza e nevojshme procedurale për nxjerrjen e ushtarakëve fajtorë rusë para drejtësisë për çdo krim që ata kryejnë”, tha ai.

Udhëheqësi ukrainas shtoi se ai kishte diskutuar statusin e hetimeve me Presidenten e Komisionit të BE-së Ursula Von Der Leyen, presidentin polak Andrzej Duda dhe kancelarin austriak Karl Nehammer./21Media

Back to top button