​4 të vdekur dhe 168 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

 

Shqipëria ka shënuar gjatë 24 orëve të fundit 4 humbje jete dhe 168 raste të reja pozitive me koronavirus, nga 878 testime të kryera. Kanë ndërruar jetë një 55 vjeçare nga Tirana, një 62 vjeçar nga Lezha, një 63 vjeçar  nga Librazhdi, një 85 vjeçar nga Elbasani, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Gentiana Qirjako nga Instituti i Shëndetit Publik deklaroi se këtë të mërkurë e kanë fituar betejën me virusin 102 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 4633 që nga fillimi i epidemisë.

“Nga totali i testimeve, 168 persona janë konfirmuar pozitivë me COVID-19. Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 76 raste në Tiranë, 15 raste në Lezhë, 13 raste në Krujë, 7 raste në Korçë, 6 raste në Kavajë, 5 raste në Shkodër, Durrës, Kurbin, Lushnje, 4 raste në Fier, Elbasan, Berat, Gjirokastër, 2 raste në Vlorë, Kamëz, Selenicë, Klos dhe nga 1 rast në Devoll, Mirditë, Librazhd, Mat, Pogradec, Malësi e Madhe, Kolonjë.”

Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 164 pacientë, 14 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

“Ju informojmë se në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbim të specializuar 39 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes. Përveç pacientëve të konfirmuar pozitivë me COVID19, në dy spitalet COVID po vijojnë të marrin trajtim edhe pacientë të dyshuar, të cilët po trajtohen sipas protokolleve përkatëse.”

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë          2037

Durrës              518

Shkodër             298

Fier                      173

Lezhë                    190

Korçë                    201

Vlorë                     143

Kukës                    139

Elbasan             149

Berat                       80

Gjirokastër         50

Dibër                        53./vizionplus

Back to top button