​Ministri Krasniqi premton mbështetje për gratë ndërmarrëse

 

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi priti sot në një takim njoftues përfaqësueset e organizatës EcoKosWomen nga Prishtina, me të cilët ka biseduar për planet e bashkëpunimit ndërmjet MTI-së dhe kësaj organizate për vitin 2020-2021 në mbështetje të grave ndërmarrëse të Kosovës.

Ministri Krasniqi i njoftoi përfaqësueset e kësaj organizate se në kuadër të Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike, të hartuar nga Qeveria e Kosovës, është paraparë ndarja e 400 mijë eurove si mbështetje për gratë ndërmarrëse.

Gjithashtu, ai theksoi se mbështetja e grave ndërmarrëse do të kategorizohet në tri nivele varësisht nga numri i punëtorëve, që ato kanë të punësuar apo do të punësojnë në të ardhmen.

Në takim u diskutua edhe kërkesa e organizatës EcoKosWomen për ulje të TVSH-së në mjete higjienike të dedikuara për gratë. Lidhur me këtë, ministri Krasniqi iu sugjeroi që këtë çështje ta adresojnë në Ministrinë e Financave, Zyrën e Kryeministrit dhe Kuvendin e Kosovës.

Back to top button