Kaloni te përmbajtja kryesore

​45 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 45 raste të reja me COVID-19, nga 3 mijë e 684 testime të kryera.
Rastet pozitive janë nga këto bashki: 10 raste në Tirane, 9 raste ne Shkodër, nga 4 raste në Kavajë, Sarandë, 3 raste në Himarë, nga 2 raste në Elbasan, Berat, Kuçovë, nga 1 rast në Krujë, Durrës, Fier, Kukës, Lezhë, Mirditë, Kamëz, Përmet, Peqin.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv. Ndërsa janë shëruar 17 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130 mijë e 222 që nga fillimi i pandemisë.
Aktualisht janë 402 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë Shqipërinë.
Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 21 pacientë./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button