Kaloni te përmbajtja kryesore

​Ngjarjet e datës 10 qershor

Studiuesi i letërsisë dhe ish-punonjësi shkencor i Institutit Albanologjik Dr. Emin Kabashi mban ligjëratën publike “Historia shqiptare në letërsinë e Kadaresë”. (Instituti Albanologjik, ora 11:00)

Instituti KIPRED dhe platforma “Liria ka Emër” më 10 dhe 11 qershor mbajnë Konferencën ndërkombëtare, e cila do të trajtojë drejtësinë tranzicionale, kujtesën, interpretimin historik, narrativat mediale dhe pajtimin në shoqëritë pas konfliktit. (Emerald Hotel, ora 16:00)

Shënohet 148-vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Merr pjesë kryeministri në detyrë, Albin Kurti. (Hapësirat e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ora 17:00)

Mbahet eventi “Alumni Day në Kosovë” dedikuar diskutimeve për inovacionin, sipërmarrësinë dhe kërkimet shkencore. Merr pjesë ambasadori i Francës Olivier Guerot. (Qendra Frankofone, Fakulteti i Filologjisë, ora 18:00)

Heritage Space (CHëB Kosova) organizon diskutimin mes Dan Hicks dhe Françoise Vergès. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 19:00)

“Reporting House” hap Muzeun “Eksodi ‘99” (te Stacioni i Trenave në Prishtinë, ora 19:30)

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button