Kaloni te përmbajtja kryesore

Operacioni “White Star” u mbështet edhe nga amerikanët, Policia del me njoftim

Prokuroria Speciale, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka arrestuar të martën tre persona të dyshuar, me inicialet A.A., S.D. dhe B.K., mbi dyshimin për kryerje e shtatë veprave penale.

Ata janë të dyshuar për pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal të organizuar, financim të terrorizmit, shpëlarje e parave, mashtrim, detyrim, import, eksport, furnizim, transportim, prodhim, këmbim, ndërmjetësim ose shitje e paautorizuar e armëve apo materialeve plasëse, si dhe për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analogeve të tyre.

Aksioni policor u asistua nga autoritetet e FBI-se dhe nga autoritetet policore Kanadeze( RCMP), të cilat, së bashku me prokurorin e rastit, kanë qenë të angazhuar në terren gjatë zhvillimit të aksionit, njoftoi Policia e Kosovës.

Ky aksion gjithashtu u mbështet nga zyra e OPDAT nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë.

Me vendim të prokurorit special, personave të dyshuar iu është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button