​6 të vdekur dhe 697 raste të reja me koronavirus në Shqipëri

 

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë thotë se në 24 orët e fundit gjashtë pacientë kanë humbur jetën, ndërkohë janë konfirmuar edhe 697 raste të reja me Covid-19.

Autoritetet teksa bëjnë bilancin konfirmojnë se numri i të shtruarve në katër spitalet Covid ka shkuar në 260, ku 19 prej tyre janë në terapi intensive dhe tre të tjerë të intubuar.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 13857

Fier 1743

Shkodër 1309

Durrës 1238

Vlorë 960

Lezhë 958

Korçë 881

Elbasan 851

Berat 776

Dibër 515

Gjirokastër 457

Kukës 402.

Pavarësisht numrit të lartë të infektimeve të reja, tregues pozitiv mbetet numri i pacientëve të shëruar nga Covid-19. Kështu, në orët e fundit listës totale të të shëruarve i janë shtuar 433 pacientë, duke e çuar në total numrin e të shëruarve në 36 535.

Qarku më i prekur në Shqipëri nga Covid-19 vijon të jetë Tirana, e cila kryeson si për numrin e viktimave ashtu dhe për rastet e infektimeve. Që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri numërohen 1223 të vdekur. Ministria e Shëndetësisë kërkon nga qytetarët të respektojnë masat e diktuara kundër Covid-19.

Back to top button